• |
ide | kryesore

Eneda Tarifa zbulon Dhuratën, pasi e bëri të famshme

Arkiva, Paparazzi
IMG_20160422_144917_edit.png



Tani të gjithë e njohin. Pas intervistës me ngërë të Eneda Tarifës në anglisht ajo është një personazh i njohur. Dhurata është një prej punonjëseve të RTSH, e cila punon për projektet e këtij institucioni, mes të cilëve është edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Eurosong. Detyra e saj është të udhëtojë së bashku me delegacionin e Shqipërisë në Eurovision gjatë gjithë kohës së promovimit të këngës nëpër Evropë, për të ndihmuar artistët në promovimin e këngës.

Por Dhurata është kthyer në një personazh që pas incidentit. Këtë e ka vënë re edhe vetë këngëtarja e cila duket se po u mban lojën meme-ve nëpër internet, duke e sjellë në formë ironie përsëri në skenë, Dhuratën. Ajo ka publikuar një foto në avion, ku shkruan: ' Gjendje aeroplani. Foto nga Dhurata!' dhe shoqëruar me thurjet: #eurovision2016 #eurosong2016. Këtë ironi e kanë kuptuar ose jo ndjekësit në Instagram, të cilët i kanë kërkuar t'i bëjë të fala Dhuratës, por edhe Eneda nuk ka ngurruar: I bëj unë! ka shkruar ajo.