Atë e quajnë me shaka “Tsiprasi serb”.  Ai i udhëton qytetarët me taksi, diskuton për çmime me leverdi për fermerët në fshatra, premton kushte më të mira pune për punëtorët e paguar pak në fabrika, gozhdon çatitë me punëtorët e ndërtimit dhe shoqërohet me studentë duke argumentuar për ideologjinë e “të majtës së re europiane”.

Kjo është e gjitha pjesë e një imazhi të ri për Borko Stefanoviç, liderin e partisë “të majtë serbe”, LS, një parti tre-muajshe që po përpiqet të rivendosë besueshmërinë e shkatërruar të partive të majta në Serbi.

Stefanoviç, një ish-anëtar i profilit të lartë i Partisë Demokratike, DS, u largua nga partia në fund të vitit 2015, i zhgënjyer me mosgatishmërinë e tyre për të “kapur momentit historik” dhe për të ndryshuar programin duke lëvizur më shumë në të majtë.

“Për më shumë se një vit u përpoqa t’i bind ata drejt një programi të ri, më të ndjeshëm social. Por  nuk funksionoi, kështu që u largova nga partia. Kam qenë një “kamxhik” i grupit parlamentar të partisë, kështu që po të ishte vetëm për në interesat e mia personale, unë do të kisha qëndruar atje”, ka thënë Stefanoviç duke shpjeguar mosmarrëveshjen e tij me DS.

Ai mendon se social-demokracia “e vjetër” është e pafuqishme përballë kapitalizmit global ku jetojmë.

“Partia jonë e re është një parti moderne europiane e majtë, nga lloji që është në rritje në të gjithë Europën tani. Nuk është ekstrem siç e quajnë disa… është e vetmja e mundshme në kapitalizmin neoliberal të sotëm”, ka thënë Stefanoviç.

“E majta serbe” është kundër masave shtrënguese të qeverisë së tanishme dhe kundër privatizimit të ndërmarrjeve fitimprurëse shtetërore që përfaqësojnë një monopol strukturor – si “Telekom Srbija” ose “Elektromreža Srbije”, EMS.

Stefanoviç, në disa intervista, e ka quajtur kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç një “nxënës ideal neoliberal” dhe e ka akuzuar atë për një lexim të keq të “zeitgeistit”.

“Skepticizmi ka filluar të bëhet i përhapur në Europë, por ai vetëm tani është bërë fanatik i madh i kapitalizmit”, ka thënë Stefanoviç.

Megjithatë, Stefanoviç mendon se versioni Vuçiç i demokracisë liberale është pak më ndryshe se kudo tjetër.

“Qeveria do të përjashtojë shtetin nga çdo gjë. Por jo partinë. Ata sa e ndryshuan sektorin publik në një sektor të partisë progresive”, thotë Stefanoviç.

Kriza ekonomike e vitit 2008 ndërpreu dekada të konsensusit neoliberal dhe e ndryshoi peizazhin politik të Europës për nga e majta përsëri.

Në fillim të vitit 2015, Europa përjetoi qeverinë e saj të parë të të majtëve radikalë me fitoren e Syrizës në Greqi, një lëvizje politike që u rrit nga Partia Komuniste.

Në Spanjë, Podemos, një lëvizje me lidhje të ngushta me Syrizën, erdhi nga askund për ta kthyer veten në një forcë të tretë në politikën kombëtare.

Në Serbi, pas rënies së Murit të Berlinit dhe socializmit në vitin 1989, ideologjia e majtë kaloi në kufijtë socialë dhe vendi ka marshuan drejt së ardhmes së premtuar të kapitalizmit neoliberal që atëherë.

Sloganet anti-komunizmit kanë qenë një strategji dominuese për legjitimimin e elitave politike në Serbi që nga të ashtuquajturat “ndryshime demokratike” në vitin 2000 dhe pas rrëzimit të regjimit autoritar të Sllobodan Millosheviçit.

Partia Socialiste Serbe e Millosheviçit, SPS, e udhëhequr sot nga ministri i jashtëm Ivica Daçiç, dhe Lëvizja Socialiste e Aleksandër Vulin, ministrit të punës janë diskredituar në publik për vite me radhë dhe janë akuzuar si të majta të rreme.

Ato të dyja ishin pjesë e qeverisë së Vuçiç, që shkurtoi pensionet dhe pagat, miratoi “Ligjin e Punës”, të kritikuar gjerësisht dhe mbrojtjen e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

“Ata bëhen të majtë vetëm para zgjedhjeve. Nuk kanë asnjë lidhje me idetë e majta. Është vetëm oportunizëm politik”, ka thënë Stefanoviç.

Njerëzit e zakonshëm si një demokraci e vërtetë

Disa të rinj serbë mendojnë se krizëa e vitit 2008 krijoi një hapësirë për një “të majtë të re serbe” kundër  privatizimit të pasurisë së përbashkët, të komodifikimit të shërbimeve publike dhe sulmeve ndaj të drejtave të punës.

Një prej tyre është Vladimir Simoviç, sociolog dhe anëtar i Qendrës për Emancipim Politik, CPE, që është pjesë e rrjetit të organizatave të mbledhura nën “Samitin e majtë të Serbisë”, LSS.

Simoviç mendon se demonizimi i ideve të majta duhet lënë prapa krahëve ngaqë njerëzit janë “të etur për alternativa” kudo në botë.

“E majta mbeti në cep, sepse pas rënies së socializmit ky pozicion politik është demonizuar dhe “e majta”, është identifikuar me Mira Markoviçin dhe Sllobodan Millosheviçin, i cili me siguri nuk ka të bëjë asgjë me ide të vërtetë socialiste”, tha Simoviç.

Ish-punëtorët e fabrikës së falimentuar të mjekësisë “Yugoremedia” krijuan LSS në vitin 2013. Kjo është një konfederatë prej 15 organizatash të ndryshme të njerëzve të thjeshtë, përfshirë shoqatat e punëtorëve, lëvizjet feministe dhe ekologjike, grupet studentore dhe disa organizata të tjera të pakicave.

LSS po organizon debate dhe mitingje kundër masave shtrënguese të qeverisë, si dhe po proteston rritjen e tendencave fashiste në shoqëri dhe rehabilitimin e vazhdueshëm ligjor të bashkëpunëtorëve të nazistëve.

Kjo aleancë është e bazuar në dy parime themelore – luftën kundër kapitalizmit dhe luftën për demokraci.

“25 vjet më pas -nganjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë- me vendosjen e axhendës së “reformës” kapitaliste, është koha të themi se burimi i problemeve tona nuk mund të kërkohet në të kaluarën socialiste, por në të tashmen kapitaliste,” tha Simoviç, duke shtuar se të gjithë njerëzit e botës po bëhen të vetëdijshëm për pabarazitë e mëdha.

“Edhe në Shtetet e Bashkuara ne kemi Bernie Sanders si kandidat presidencial”, thotë Simoviç.

Lëvizje apo një parti dileme

Edhe pse me qëllime të ngjashme politike, LSS dhe “E Majta Serbe” e Stefanoviç nuk pajtohen në lidhje me qasjen për të ndryshuar.

“E Majta Seerbe” do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme më 24 prill, ndërsa LSS mendon se ndryshimet duhet të ndodhin në bazë ditore ngaqë që i gjithë sistemi politik është i korruptuar.

“Qëllimi është t’i përfshijmë njerëzit në politikë si protagonistë dhe jo thjesht si hunj, siç bëjnë të gjitha partitë kryesore”.

“Por ndërtimi i kësaj alternative nuk është vetëm një çështje vullneti… është kryesisht një punë të plotë dhe e përpiktë”, shpjegon Simoviç.

Nga ana tjetër, “E majta serbe” ka për qëllim të sigurojë një vend në parlament. Pas ekzistencës vetëm tre-mujore, ata kanë 74 borde partiake në qytete në të gjithë Serbinë dhe gratë përbëjnë rreth 45 për qind të listës së tyre parlamentare.

Ata kanë krijuar kohët e fundit një marrëdhënie bashkëpunuese me Partinë e Laburiste Britanike, “Die Linke” gjermane, “Syrizën” greke dhe “Partinë e majtë” franceze.

“Ne presim që të jemi një surprizë në zgjedhje. Kjo shoqëri e di se çfarë idetë e barazisë dhe solidaritetit. Detyrë e jonë është vetëm të kthejmë përsëri atë që ishte e mirë dhe të kujtojmë njerëzit se si të luftojnë për dinjitetin themelor”, tha Stefanoviç.

“E djathta ekstreme është në rritje në Europë dhe ky është një problem i madh për demokracinë. E majta e re është e vetmja alternativë”, përfundoi Stefanoviç.

BIRN