• |
ide | kryesore

“Prince” nuk vdiq nga gripi, por nga overdoza

Arkiva, Paparazzi
prince.jpg



Pa kaluar as 24 orë nga vdekja e tij, kanë dalë në dritë disa fakte të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të ikonës së muzikë botërore, Prince.

Ditën e djeshme mediat folën për një gjendje të rëndë ftohje, që artisti po kalonte, madje ai kishte përfunduar në spital me urgjencë si pasojë e kësaj gjendje, 6 ditë më parë.

Por rrjeti TMZ ka zbuluar se shtrimi i Prince në spital, nuk ka qenë si pasojë e gjendje së tij virale, por prej një overdoze.

Gjithmonë sipas faqes, doktorët i kanë bërë atij një ‘save shot’, teknikë që përdoret në rrethanat e një overdoze nga përdoruesit e drogës.

Doktorët kërkuan që ta mbanin në spital për 24 orës, por në momentin që nuk morën një dhomë private, ai dhe përfaqësuesit e tyre u larguan nga spitali.

Ditën e djeshme, këngëtari është pikasur nga kamerat duke dalë nga një farmaci, dhe ku shfaqej shumë nervoz.

Sipas burimeve, ishte e katërta herë brenda javë që ai shkonte në farmaci.

Ditën e djeshme trupi i tij u gjennd në një prej ashensorëve në pronën e tij në “Paisley Park” në Minnesota.

Një telefonatë erdhi tek ekipi i mjekëve të urgjencës dhe ku citohet të thuhet “Një burrë në tokë, nuk merr frymë” dhe kur nga ana tjetër e recepetorit çentrali ka pyetur “Jeni me personin…?”, “Po, është Prince”, ka qenë përgjigja./tvklan.al