• |
ide | kryesore

Ish kunata e Bleonës reagon për deklaratën shokuese të këngëtares

Arkiva, Paparazzi
bleona vera.JPG



Vera Bardha, motra e ish-bashkëshortit të Bleona Qeretit ka shpërndarë në facebook intervistën e këngëtares në “Zone e Lirë”, e cila shokoi kur deklaroi se kishte kaluar një natë seks me aktorin e filmave aksion, Van Damme.

Përkundër një kritike që do të qe më afër mëndsh, ish-kunata ka surprizuar me komplimentat që i adreson 37-vjeçares. “Bleona njerëzit nuk të njohin ty dhe zemrën tënde. Ti nuk je grua që mund të blihesh. Sensi jot i humorit më pëlqen shumë. Të dua”, shkruan Vera.