• |
ide | kryesore

Genti braktis punën që i gjeti Arditi, i rikthehet avazit në rrugë

Arkiva, Paparazzi
arditi.jpg



Genti, personazhi i cili rrëfeu përpara kamerave të “E diela Shqiptare” ditën e tij si lypës në Bulevard, është rikthyer sërish në vëmendje.

Ndryshe nga sa e mendonim, pas premtimit që i dha Arditit se pranon ofertën e punësimit në fabrikën e mikut të kantautorit, 22-vjeçari i është rikthyer zakonit të vjetër.

Genti është parë së fundi në rrugë, teksa pastron xhamat e atyre që u bie rruga në qendër. I riu i cili pranoi se nuk di të shkruajë dhe as lexojë, tha se nga “profesioni” i tij të cilin e ushtronte prej 21 vitesh, fitonte nga 10 – 15 mijë lekë në ditë.