• |
ide | kryesore

Donald Trump: Kina po na përdhunon

Arkiva, Planet
trump.jpg



Donald Trup, kandidati në primaret e republikanëve për garën presidenciale, ka zënë sërish faqet e para të mendiave ndërkombëtare me deklaratat e tij provokuese. Në fokus të sulmit të tij ishte kësaj here Kina. Sipas tij, ajo po i përdhunon SHBA-të për shkak të deficitit të lartë tregtar të Uashingtonit ndaj Pekinit.

“Nuk mund të lejojmë Kinën që të përdhunojë vendin tonë dhe ata po bëjnë pikërisht këtë”, tha Trump. Ai sulmoi eksportet kineze në SHBA dhe akuzoi Kinën për manipulim me monedhën vendase.