• |
ide | kryesore

Zhduket Sara Hoxha, për ç’arsye e mbylli Instagramin?

Arkiva, Paparazzi
saraaa.jpg



Vetëm dy ditë pas publikimit të një fotoje që provokoi jo pak, trashëgimtarja e Top Media-s ka braktisur aktivitetin e saj në IG. Sara Hoxha ka mbyllur profilin personal ku ndiqej nga mijëra fansa, duke ngritur pikëpyetje të shumta për motivin që e detyroi të shkëputet nga një pasion që tregonte se argëtohej.

Mediat duket se kanë rënë në një mendje kur shkruajnë se ishin komentet dhe artikujt që e akuzonin 20-vjeçaren për përdorim skandaloz photoshop-i, ato që e shtynë Sarën të marrë vendimin fatal. Gjoksi disproporcional në pozën me fustan të zi, ngjalli reagimin edhe të fansave të saj.

Zhdukja e Sarës nga Instagram-i duket se ka merakosur më shumë vajzat që ndjekin modën, të cilat jo rrallë herë i referoheshin kombinimeve të bukuroshes për veshjet e tyre.