Rita Ora vazhdon të mbetët këngëtarja që tërheq vëmendje në mbarë botën. Së fundi vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, ku “Daily Mail” i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj.
“Ndërsa shijonte një Coca – Cola dhe një copë tortë, Rita Ora si 10 vjeçare qëndronte para kamerës”- fillon reportazhi i Daily Mail. “E ulur në një kafene modeste në Prishtinë e shkatërruar nga lufta në Kosovë, ylli i ardhshëm me motrën e saj më të madhe, Elena dukeshin të lumtura në shoqëri të kushërirave të tyre, të cilët qëndruan me to kur prindërit ju larguan”.
Daily Mail shkruan se ishte viti 2001 dhe vendi e kishte marr veten nga lufta brutale që kishte kryer spastrim etnik duke vrarë 11 mijë prej bashkatdhetarëve të Rita Orës dhe prindërit e saj kishin bërë përpjekje për të krijuar një jetë të re në Britani.
Rita, një milionere dhe këngëtare ka qenë në qendër të thashethemeve se ajo ka fjetur me superyllin Jaz Y. Motra e saj Elena është partnere e saj i biznesit dhe se udhëton nëpër botë në krahë të saj.
Dorotea Sahatqiu dhe motra e saj Donjeta jetojnë ende jetën e tyre në vendlindjen, në një territor të kontestuar dhe të shmangur nga politik ballkanike.
Por në vitet e ardhshme Rita ka humbur kontaktet me kushërirat e saj, madje Dorotea tani 23 vjeçare kishte luftuar me sigurimin e X Factor duke i lutur që ta lënë të hyjë brenda për ta parë më afër Rita Orën. Dorotea nuk ishte në gjendje për të folur me Ritën, por mori foto nga vendi i ngjarjes, sikurse çdo fans tjetër.
Dhe pavarësisht distancës, 23 vjeçarja ndihet krenare për kushërirën e saj të famshme dhe ende ushqen kujtimet e herës së fundit që folën bashkë.