• |
ide | kryesore

Lumë kritikash për Shqipërinë, pas provës së Enedës në skenën e Eurovision

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



“Përralla” shqiptare duket se është shumë larg skenës europiane. Ose të paktën, të asaj që europianët quajnë “Fairytale”.

Eneda Tarifa duket se ka zhgënjyer sërish dyshen e njohur të platformës “Wiwibloggs”, të cilët i janë qepur këngëtares shqiptare me kritika.

Fillimisht, William Lee Adams dhe Deban Aderemi u shprehën kundër ndryshimit të këngës, nga shqip në anglisht. Nga kjo vazhduan të talleshin me refrenin, “and that’s why I love you… Oh oh”. Së fundi, blogu i famshëm “Wiwibloggs”, i cili njihet për ndikimin në publik, ka folur me rezerva e kritika të ashpra për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision.

“Duket sikur producentët e saj e kanë braktisur”, thotë William, “sepse ajo thjesht qëndron në mes të skenës duke kënduar”. Në videon e postuar menjëherë pas performancës së Enedës në skenë, ata shprehen se një këngëtare si ajo meriton një këngë më të mirë, sepse zëri i saj është në një formë të shkëlqyer, por performanca është akoma më e mangët se videoklipi. “Në skenë thjesht nuk ndodh asgjë’, thotë Deban, “Thjesht ngjyrat e dyshemesë ndryshojnë nga blu në jeshile”. Ata veçojnë se Eurovisioni i këtij viti do të përqëndrohet tek performanca vizuale e artistëve, dhe paraqitja e Shqipërisë është më e varfra.