• |
ide | kryesore

Zbulohen tre shoqëruesit e Eneda Tarifës në skenën e Eurovision

Arkiva, Paparazzi
backvokal.jpeg



Vetëm dy javë na ndajnë nga ngjarja madhështore e muzikës europiane dhe pak nga pak, po zbulohen detaje të reja nga paraqitja e këngëtares sonë përfaqësuese. Ndryshe nga pjesëmarrjet e viteve të kaluara kur organizoheshin konferenca shtypi e pritje ku reklamohej puna e bërë, këtë rradhë delegacioni u nis drejt Suedisë pa shumë zhurmë. Si i rezervuar u duk dhe informacioni në lidhje me performancën e Eneda Tarifës në skenën e Stokholmit. Por, lapsi.al ka arritur të mësojë se në performancën e “Fairytale” do të marrin pjesë dhe tre backvocal-istë. Bëhet fjalë për Venera Lumanin, Besa Krasniqin dhe Xhoni Jeskun, të cilët janë përzgjedhur për të shoqëruar Eneda Tarifën në natën e dytë të këtij festivali.