• |
ide | kryesore

Alarmi i sizmiologëve amerikanë: Toka do goditet nga një tërmet mbi 8 ballë

Arkiva, Planet
termi.jpg



“Më i madhi”. (Big one) E kanë quajtur kështu, studiuesit e sizmiologjisë në Kaliforni të SHBA-ve një tërmet që ata mendojnë se shumë shpejt do të lëkundë tokën.   

Shkencëtarët thonë se ai do të jetë me magnitudë mbi 8 dhe që mund të shkatërrojë dhjetra qytete pranë tij.

Lajmi është publikuar në 4 maj në San Andrea.

Thomas Jordan, drejtor i “Southern California Earthquake Center” thotë se epiqendra e tij mund të jetë bregu p[erëndimor i San Andreas dhe mund të godasë edhe Los Angeles.

Sipas një llogaritje të bërë nga studiuesit një tërmet i shkallës 7.8 gradë Rihter dhe që zgjat deri në 2 minuta është i aftë të shkaktojë mbi 1800 viktima dhe 50 mijë të plagosur dhe 200 miliard dëme.

Thomas Jordan thotë se autoritetet duhen të përgatiten për një tërmet të tillë. /lapsi.al/