• |
ide | kryesore

Edi Rama shpjegon korrupsionin me lejet e ndërtimit

I pakategorizuar
edi-rama_0_0.jpg



Kush më mirë se ai mund të flasë për korrupsionin me lejet e ndërtimit? 12 vjet kryetar i bashkisë më të madhe në Shqipëri, i akuzuar se është korruptuar dhe ka korruptuar me lejet e ndërtimit në Tiranë, Edi Rama pranoi korrupsionin me lejet e ndërtimit, por ia vuri të gjithë fajin sistemit.

Në konferencën për lejet e ndërtimit, të organizuar nga ministria e Eglantina Gjermenit, Edi Rama foli për korrupsionin e parezistueshëm me lejet e ndërtimit. “E parezistueshëm” sepse siç u shpreh kryeministri, as gjermanët nuk do t’i rezistonin, më shumë se 40 ditë, në një shoqëri si kjo e jona.

“Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Nëse sistemet nuk janë të besueshme, atëherë është e kotë të besojmë që korrupsioni mund të zmbrapset. Korrupsioni nuk është fenomen as shqiptar as ballkanik, dhe është krejtësisht e pavërtete të mendosh që shqiptarët apo ballkanasit janë nga natyra më të korruptueshëm se gjermanët apo francezët. Le t’i sjellim 50 gjermanë nga administrata gjermane, t’i cojmë në pika ta pamodernizuara të sistemit dhe të presim 41 ditë. 40 ditë rezistoi Krishti, ditën e 41 ju siguroj se nuk do ketë gjerman që nuk do jetë ballkanizuar dhe shqiptarizuar në këtë aspekt. Ashtu sikundër t’i marrim 50 shqiptarë apo ballkanas t’i çojmë atje, gjithë jetën të rrinë atje nuk do kërkojnë kurrë një bakshish, se është e pamundur. Është sistemi që e bën të pamundur”

Në aktivitetin për lejet e ndërtimit, Rama shkoi me tej se teoria “është sistemi që korrupton njerëzit”.

“Të mos flasim për italianë e për grekë, se aty jemi në një familje” tha kryeministri, duke barazuar nivelet e korrupsionit në këto vende me Shqipërinë.

E-lejet është një aplikacion i ri për lejet e ndërtimit. Ndërtuesit tashme nuk do t’i çojnë dorazi dokumentat në e aplikimit për një leje ndërtimi por do të kenë mundësi të plotësojnë në internet kërkesën. Sipas Edi Ramës kjo mënyrë e re aplikimi do të ndryshojë tërësisht sistemin. Pavarësisht se në majën e piramidës, janë të njëjtët njerëz.