• |
ide | kryesore

Pavarësisht se nuk këndoi live, Era Istrefi shkëlqeu përpara publikut gjerman

Arkiva, Paparazzi
ERAAA.jpg



Tashmë të gjithë e identifikojnë si Rihanna shqiptare.

Era Istrefi e cila shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me hitin “BonBon”, u shfaq këtë të shtunë në skenën e spektaklit të famshëm gjerman “Schlag den Star”.

E ftuar speciale në televizionin ProSieben, 22-vjeçarja nga Prishtina dhuroi një performancë të krahasueshme me ato që jemi mësuar të shohim nga yjet botëror të showbiz-it.

Paraqitja e saj ishte fokusuar tek koreografia me lëvizje provokuese, duke nxjerrë në pah stilin sensual.

Pavarësisht se nuk këndoi live, interpretimi i parë i Era Istrefit përpara një publiku të huaj, duket se kaloi me sukses.

Konfirmimin e dha vetë prezantuesi gjerman i cili nuk u mjaftua vetëm nga 3 minuta këngë në shqip, por preferoi t’i drejtohet Erës sërish në gjuhën tonë.