• |
ide | kryesore

Rama dhe Beqja në semafor, Anjeza Maja i “kap mat”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Që kryeministri Rama preferon të ecë pa makinë në distanca të shkurtra, këtë e kemi parë dhe herë të shkuara. Mjafton të kujtojmë rrugën nga Kryeminsitria për në Kryesinë e Kuvendit kur takon Ilir Metën, për të kuptuar se kreu i qeverisë e shijon shumë shëtitjen në Bulevard.

Duket se këtë rrugë e ka mësuar përmendësh.

Jo vetëm që ecën në këmbë, por Edi Rama respekton sinjalistikën pa patur nevojën e gardës të disiplinojë rrugën nga do të shkelë ai.

Megjithatë, në foton që moderatorja Anjeza Maja ka shkrepur nga makina e saj, shefi i qeverisë nuk duket shumë i lumtur. Ndryshe nga vartësi i tij Beqja, i cili sikur i ka dhënë të njohur bukuroshes së ekranit…

Por, meraku mbetet për të kupuar reagimin e Ramës teksa qëndron në trotuar. Të jetë ndjerë i bezdisur nga kurioziteti i njerëzve që kalonin aty teksa ai priste të hapej semafori? Apo ndonjë hall tjetër e ka detyruar kryeministrin të reagojë në këtë mënyrë?