• |
ide | kryesore

Sulltani Erdogan dhe pasuria e tij marramendëse

Arkiva, Planet
erdogan9-800x459.jpg



Mediet më prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë dorëheqjes së kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke e cilësuar atë “puç” të presidentit Erdogan ndaj kryeministrit të përzgjedhur nga vetë ai para kandidimit të tij për postin e kreut të shtetit.

E përditshmja gjermane “Bild”, prestigjozja amerikane “New York Times” dhe “Le Monde” në artikujt e tyre, me nota kritike theksojnë se Erdogan-i po ngre perandorinë e tij të pushtetit dhe jo vetëm, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje dhe për pasurinë e familjarëve të Erdogan-it.

E përditshmja gjermane “Bild” në artikullin e saj shtron pyetjen “se si është e mundur që fëmijët e Erdogan-it kanë grumbulluar një pasuri kaq të madhe, e cila arrin në dhjetëra milionë dollarë, në një kohë kur të ardhurat vjetore të babait të tyre si president janë vetëm 50 mijë euro në vit”. “Ndërsa babai i tyre (presidenti Erdogan) fiton rreth 50 mijë euro në vit, fëmijët e tij notojnë në luks. Nga buron e gjithë kjo pasuri? Nuk ka të dhëna zyrtare për këtë gjithë këtë pasuri”, shkruan “Bild”.

Artikulli i të përditshmes gjermane citon të dhënat e publikuara nga gazeta opozitare turke “Cumhuriyet” dhe thekson se të gjithë fëmijët e Erdogan-it, nga më i madhi deri tek vajzën e tij më e vogël, janë të angazhuar në biznese të ndryshme në sektorë të tillë si ajo e produkteve kozmetike, produkte të çastit, industrinë e anijeve dhe bizhuteritë dhe aksesorët e çmueshëm.

Gazeta gjermane bën një përshkrim të detajuar të të gjithë familjarëve të Erdogan-it, nga bashkëshortja e tij Emine, djali i tij i madh Ahmet Burak, djali i vogël Bilal, vajza e tij e madhe Esra dhe vajza e tij e vogël Sumeje. Gazeta shkruan se vlera neto e pasurisë së djalit të Erdoganit, Ahmetit, arrin në rreth 80 milionë dollarë dhe përtej zërave kontradiktorë, gazeta ngre një pikëpyetje për mënyrën se si ai e ka arritur ai gjithë këtë pasuri. “Me të drejtë shtrohet pyetje: a ka ai mbështetjen e qeverisë turke”, shkruan gazeta.

“Bild” thekson se pasuria e Ahmet Burak Erdogan arrin në 80 milionë dollarë, ndërsa gazeta risjell në vëmendje dhe një aksident të vitit 1998, ku ai drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe ku pas Sevim Tanurek humbi jetën në spital, transmeton shekulli. Personi, i cili në raportin e ngjarjes bënte përgjegjës për aksidentin Tanurek, më pas u emërua nga Erdogan në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të. Sipas gazetës, pas aksidentit, ai nuk është shfaqur pothuajse në asnjë rast, madje as në festat dhe gëzimet familjare.

Gazeta shton se djali i vogël i Presidentit, Bilali, kohët e fundit ka qenë shpesh kryetemë e mediave “si i përfshirë në marrëveshje të dyshimta dhe ilegale”. Në fakt, Bilal Erdogan kohët e fundit është përballur me probleme dhe në Itali, pas pretendimeve se pasuria e tij mund të jetë e lidhur me një skandalin e korrupsionit të dhjetorit të vitit 2013, në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet. Aktualisht ai jeton në Itali dhe flitet se ai është duke punuar mbi disertacionin e tij. Së bashku me motrën e tij, ai dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.

Gazeta risjell në vemendje dhe fakte të tjera të publikuara më parë, sipas të cilëve emri i Bilal Erdogan përmendet si i përfshirë në përvetësimin e pasurive të paluajtshme të Shoqatës “Turgev”, skandalin e korrupsionit të 17 dhe 25 dhjetorit të vitit 2013 dhe si njëri ndër biznesmenët e përfshirë në kontrabandën e naftës me ISIS, e cila sipas artikullit të The Guardin përllogaritet që arrinte në rreth 500 milionë dollarë në vit.

Ndërkohë, sipas Bild, pas dorëheqjës së kryeministrit, Ahmet Davutoglu, shumë shpejt njëri prej anëtarëve të familjes së Erdogan mund të marrë drejtimin e qeverisë turke. Davutoglu njihej si mbështetës i marrëdhënieve të ngushta me Bashkimin Europian dhe ishte në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët turq, e cila ishte pjesë e rëndësishme e marrëveshjes mes Brukselit dhe Ankarasë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve siriane që mbërrijnë në BE nga Turqia.

Davutoglu shihej nga Evropa si një figurë më liberale e qeverisë së Ankarasë, thekson gazeta, ndërsa Erdogan është fajësuar shpesh për krijimin e një presidencë të fuqishme, për ndërhyrjet e tij në kopetencat e ekzekutivit dhe kritikët e përkufizojnë si një figurë autoritare. Bild citon burime të analistëve, të cilat shprehen se “Erdogan mendon se Davutoglu gëzon një mbështetje dhe ndikim të madh për shkak të rolit të tij në negociatat me BE-në dhe kritikave të sistemit presidencial që po ndërton Erdogan”. Sipas gazetës, pasuesi i kryeministrit në detyrë, Ahmet Davutoglu pritet të jetë dhëndri i Presidentit, Ministri i Energjisë, Berat Albayrak.

“The New York Times”: Zgjerimi i pushtetit të Erdogan-it

“Deri para pesë viteve, Presidenti Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan përlqehej nga nga liderët perëndimorë dhe liberalët turq, një dëshmi e faktit që Islami dhe demokracia provat se Islami dhe demokracia nukduhet të ishin të papajtueshme me njëra-tjetrën. Si kryeministër në atë kohë, z. Erdogan dhe Ahmet Davutoglu, një nga zëvendësit e tij më besnikë, kërkuan anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, ndoqën një politikë të rimëkëmbjes ekonomike dhe nisën bisedimet e paqes me militantët kurdë. Lajmi se z. Davutoglu, i cili u bë kryeministër, kur zoti Erdogan u zgjodh president në vitin 2014, do të dorëhiqej, ishte dëshmi e qartë e fatit se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Davutoglu mund të ketë dështuar që të frenojë Erdogan-in në rrugën e tij drejt autoritarizmit, apo në fushatën e tij për të krijuar një presidencë me kompetenca të plota mbi ekzekutivin. Por, të paktën kryeministri ia ka arritur që të ruajë sadopak pavarësi për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekonomisë, burgosjen e akademikëve dhe gazetarë dhe ligjin antikorrupsion (i cili është bllokuar nga z. Erdogan).

Ndërsa dasitë ndërmjet tyre sa vinin dhe rriteshin, dorëheqja e zotit Davutoglu ishte e pashmangshme. Dhe kur kjo u konfirmua zyrtarisht në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (A.K.P.) më 22 maj, zoti Erdogan tashmë është i sigurt në emërimin e një kryeministri më të nënshtruar, duke konfirmuar veten si udhëheqës politik i pakrahasueshëm i Turqisë.

Megjithatë, as kjo nuk do të kënaqë ambiciet e zotit Erdogan. Edhe pse partia e tij ka një shumicë komode në Parlament, ajo nuk ka votat e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, ose për të thirrur një referendum. Misioni kryeministrit të ardhshëm, me sa duket do të jenë zgjedhje e parakohshme dhe të garantojë votat e nevojshme për këto ndryshime.

Kjo do të ishte një katastrofë. Do të ishte një fatkeqësi nëse perëndimi, i cili ka trajtuar veprimet represive zotit Erdogan me shumë kujdes, do të shihej si inkurajim i lakmisë së tij për pushtet. Padyshim që perëndimi ka nevojë për të, Shtetet e Bashkuara si një aleat strategjik të NATO-s dhe Bashkimi Evropian për marrëveshjen me Turqinë që ndali fluksin e refugjatëve sirianë drejt Evropës.

Udhëheqësit demokratë duhet të bëjë të qartë se marrëdhëniet e tyre me z. Erdogan nuk janë kategorikisht një mbështetje e sundimit të tij joliberal, dhe kthimi pas në premtimet demokratike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, është një rrugë e sigurtë e partneritetit me perëndimin

“Le Monde”: Erdogan “sulltani” i ri i Turqisë

Prestigjozja franceze “Le Monde” në artikullin e saj me titull “Erdogan, ustai i vetëm i Turqisë” shprehet me nota tejet kritike për zhvillimet e fundit në Turqi dhe sidomos faktin që Erdogan po fuqizon pushtetin e tij absolute.

“Le Monde” shkruan se kundërshtarët e tij politik e cilësojnë Erdogan-in ‘sulltani i ri’, dhe kërkon që të zgjerojë pushtetin e tij për të zëvendësuar republikën laike të ngritur nga Mustafa Kemal Atatur me një republikë islamike dhe rikthimin e Perandorisë Osmane. Gazeta gjithashtu nënvizon faktin se në Turqi media është nën presion dhe roli i OJQ-ve është kufizuar ndjeshëm, ndërsa ‘opozita laike është e paaftë dhe nuk arrin dot që të krijojë një alternative serioze”.

Gazeta gjithashtu shkruan se në vend që të ndjekë një rrugë unifikuese, Erdogan ka zgjedhur që të thellojë akoma më shumë përçarjet dhe pavarësisht kësaj faktorët e jashtëm nuk përbëjnë një kërcënim serioz për planet e Erdogan-it. “Sot, pavarësisht se asnjë faktor i jashtëm nuk përbën kërcënim për pushtetin e tij, kjo e shton arrogancën e tij”, komenton Le Monde. “Europianët, e ardhmja e të cilëve është e varur nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë, janë përgjegjës për të bindur Erdogan-in”.