• |
ide | kryesore

Eneda Tarifa u tall me Conchitën, por shikoni si ia kopjoi funstanin

Arkiva, Paparazzi
eneda conchita.jpg



Dikur në 2014-ën, ajo e komentoi me ironi pamjen e këngëtarit transvestit. “Si t’ia shpjegoj unë vajzës time të vogël, ccfarë gjinie i përket ky burrë me fustan?”, tha pak a shumë Eneda Tarifa atë kohë për fituesin e Eurovision, duke ngritur një furtunë komentesh që e akuzuan si homofobe.

Por, pa kaluar mirë dy vite, fati e deshi që këngëtarja shqiptare të përballej në skenën e festivalit, nga ku Conchita pati shpërthimin botëror, edhe për shkak të pamjes së veccantë.

Nëse i rikthehemi prezantimit të këngëtarit austriak me këngën “Rise like e Phoenix”, stili i fustanit të tij gold e me bisht sirene, duket se është kopjuar tërësisht nga këngëtarja shqiptare.

Me një model të njëjtë e ngjyrë gold, pamë Enedën në Eurovision. Të jetë kjo një rastësi?