• |
ide | kryesore

Historia e rallë e fotoreporterit që fiksoi triumfin e Fidel Kastros (17 foto)

Arkiva, Planet
Fidel Castro, Sierra Maestra, 1957.jpg



Screen Shot 2016-05-13 at 09.40.12

Në 31 dhjetor 1958, djaloshi Burt Glinn, fotograf i lirë, po festonte Vitin e Ri në Nju Jork. Përhapet menjëherë lajmi se regjimi i Fulgencio Batistës është duke u shembur. Nuk ka para. Cornell Capa, vëllai i më të famshmit Robert, i jep hua 400 dollarë dhe ai i veshur me smoking (kështu thotë një version i legjendës) shkon në Kubë. Mbërrin atje në agim. Me shampanjën që ende nuk ka mbaruar, sfidon frikën dhe ndërmerr kështu një aventurë prej nëntë ditësh, gjatë të cilave fotografon kaosin dhe euforinë e turmës, përqafimet mes nënave dhe bijve rebelë të dalë nga vendstrehimet, gratë e armatosura, policinë e Batistës në vështirësi, guerilasit dhe shpresën. Arrin me makinë Fidel Castron, dhe i paraprin në etapat që do të formonin zbritjen e tij mitike nga Sierra Maestra, ku si i jashtëligjshëm, fshihet prej dy vitesh.

Screen Shot 2016-05-13 at 09.39.47

Santiago, Santa Clara, Camaguey, Cienfuegos, presin çlirimtarin që, nën shoqërinë e Celia Sanchezit dhe i shoqëruar prej barbudos-ve, po shkon drejt Havanës. Në kryeqytet, triumfi i Liderit, që pritet me të shtëna pushkësh dhe turma në ekstazë, e cila ndjek e mahnitur fjalimet e tij epike, “kapet” në ajër nga Burt Glinn me çorape, duke qenë se në Malecon, për shkak të turmës, ka humbur këpucët. Fotografi është një dëshmitar më i besueshëm se të tjerët i Revolucionit që shumë shpejt, i mbështjellë nga një vello romantike, do të eleminonte shenjat e dhunës së pashmangshme që shoqëron çdo luftë guerilase. Syri i tij drejtohet mbi të gjitha tek njerëzit e zakonshëm, tek skenat në rrugë, përveçse momentet heroike që janë përcjellë edhe prej kolegëve. Janë ende ditët kur është e mundur të jesh pranë shefit. Shumë shpejt, qeveria e re mëson të shfrytëzojë fotografinë, aq e vyer për shkak të aftësisë së saj për të regjistruar realen dhe përhapur fjalën e regjimit.

Screen Shot 2016-05-13 at 09.42.12

Talent për propagandën

Nuk është rastësi që Fideli thërret Alberto Kordan, fotografi më i mirë i modës në ishull, përveçse Raul Corralesin dhe Osvaldo Salasin. Di si të shfrytëzojë këtë mjet, për të bërë për vete popullatën, sidomos atë në zonat e largëta. Me pushtimin e ishullit, propaganda duhet të sulmojë Amerikën, duke shfrytëzuar mitet: në shkrepjet e orkestruara fotografike, Castro bashkëbisedon me Heminguejin, luan golf me Che Guevarën, i dedikohet peshikimit… Puroja e gjithëpranishme shndërrohet në një markë, një metaforë e Kubës, krenaria e Havanës, e cila në shumë pak kohë pushton të gjithë publikun, kudo. Nga eksperienca heroike mbeten kujtimet. “Për nëntë ditë, as nuk kemi ngrënë rregullisht, as kemi fjetur, as jemi larë…”, rrëfente Burt Glinn. “Ishin ditë të jashtëzakonshme…”.

Në vitin 2001, fotografi, me rastin e 42-vjetorit të Revolucionit, u rikthye në Havanë dhe fotografoi Castron në zyrën e tij, ashtu si kishte bërë në vitin 1959. Pastaj dikush i fotografon: dy miq të vjetër, teksa shfletojnë albumin e kujtimeve të momentit më romantik të jetës ë të dyve. /www.bota.al

Screen Shot 2016-05-13 at 09.42.06Screen Shot 2016-05-13 at 09.41.30Screen Shot 2016-05-13 at 09.41.11

Screen Shot 2016-05-13 at 09.34.37Screen Shot 2016-05-13 at 09.34.29Screen Shot 2016-05-13 at 09.33.03Screen Shot 2016-05-13 at 09.32.55Screen Shot 2016-05-13 at 09.32.46Screen Shot 2016-05-13 at 09.32.38

Screen Shot 2016-05-13 at 09.32.22Screen Shot 2016-05-13 at 09.32.04Screen Shot 2016-05-13 at 09.31.53Screen Shot 2016-05-13 at 09.31.44