• |
ide | kryesore

“Më ka marrë malli për përgjuesit e mi, ka 2 javë që nuk i dëgjoj më”

Arkiva, Blog
299448_247965805251262_798711676_n.jpg



Ka më shumë se dy javë që telefoni im nuk përgjohet. Nuk dëgjohet më te bashkëbiseduesit e mi jehona e thellë e zërit apo përsëritja kumbuese e fjalëve. Ndoshta janë lodhur përgjuesit, por ndërprerja e përgjimit, ndodhi pikërisht tani që po bëhet zhurmë rreth përgjimeve.

Unë hyj te njerëzit që e kanë bezdi celularin. Përdor një aparat të vjetër. Pasion mbeten serverët dhe kompjuterët, por asnjëherë nuk më hyjnë në sy celularët. Numrat që kam përdorur nuk janë në emrin tim, por të njerëzve të zakonshëm. Si duket, nga biseda me njerëz të tjerë të njohur apo të zakonshëm, përgjuesve u ka dalë emri im. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë kanë kërkuar prej meje përgjuesit.

Përgjimi ka qenë në masën 90% gjatë vitit 2015 dhe këto muaj të vitit 2016. Ka pasur raste që ndërpritej e pastaj fillonte prapë. Para 6 muajsh duke biseduar me mikun tim Gazmendin, biseda u ngri dhe pajisja e përgjimit xhiroi keq e me zhurmë për 20 sekonda.

Në shkurt të këtij viti fola në darkë ora 20.00 me një njeri publik. Qëlloi që përgjuesit më kishin lënë disa ditë pushim. Të nesërmen qysh në mëngjes rifilloi përgjimi.

I ndodhur në këto kushte, e vetmja gjë që duhet të bëja ishin dizinfomacioni dhe rritja artificiale e kohës së bisedave. Duke përfituar nga ofertat e kompanive telefonike, rreth 95% të gjithë kohës telefonike ia kam kushtuar talljes me përgjuesit. U kam shkruar mesazhe sikur po qëndroja me shefat e tyre, u kam vënë filma, muzikë, etj.

Të vetmen gjë që kisha në dorë, t’u merrja kohën ua kam bërë. Sigurisht kam vazhduar punët e mia në kohën që celulari ka qëndruar i hapur. Kurrë në jetën time nuk jam tallur kaq shumë me përgjuesit e mi. Por ka dy javë që shenja e tyre nuk po duket. Mungon jehona karakteristike dhe zërit. Më ka marrë malli për përgjuesit e mi. Pse ndaluan pikërisht këto ditë?/Kastriot Dervishi/



3 Comments

  1. hi

    Sipas teorise tuaj edhe mua qe jetoj ne nje fshat te larget , kur me jehon biseda do te thote se po me pergjojne ???? dhe ka qene pikerisht dita kur me polli lopa dhe po i jepja lajmin vellait tim…. hahahahaha po boll mo me keto idiotsira ordinere , se ju per te krijuar nje lajm ne web sado edhe fallso thurni cdo lloj intrige …. Behuni me seriosa o karagjoza se nuk po marim me vesh se kush ka te drejte e kush jo…

  2. Ore se u shkriva se qeshuri,

    Ore se u shkriva se qeshuri, e para kete person nuk e njoh fare por do klikoj Google qe te marr nje informacion per kuriozitet. E kam degjuar shpesh kete gje dhe nga miq te mi, njerez te zakonshem, qe degjojne zhurma ne cel dhe me thojne pergjohemi. E kuptoj se nga gjithe keto budallalleqe qe degjojme ne parlamentin shqiptar per pergjime, njerezit jane bere me fiksime. Duhet ti informoje dikush qe te pergjosh gjithe shqiptaret ,sic jane te gjithe te frikesuar, eshte kosto e madhe besoj dhe falimenton shteti. Po pse duhet tju pergjosh juve (nese nuk ka akuze ne prokurori dhe duhet te hetohesh), perse…Perse duhet te pergjosh Berishen kur ai cdo gje e thote live perdite, e aq shume flet sa thote dhe gjera qe sduhet ti thote per moshen dhe pozicionin qe ka edhe ka pasur…Ke te pergjosh I.Meten …pse per keto levizjet e *zgjuara* qe ben ne politike…qe ja kuptojme te gjithe se nuk i ka levizje qe duan zgjuarsi ti kuptosh perse i ben…Perse