• |
ide | kryesore

Artan Fuga i përgjigjet Pëllumb Xhufit: Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

Arkiva, Blog
fuga-300x200.jpg



Nga Artan Fuga

Lexoj se Pëllumb Xhufi më paska kërkuar falje sot në media sepse dikur më kishte akuzuar pa të drejtë se kisha qenë inicues dhe frymëzues i reformimit të Akademisë të Shkencave në 2007.

Do ta kisha dashur të isha, por ja që nuk ma vuri njeri këtë detyrë atëhere !

E kam falur!

Madje e kisha falur që përpara sesa ai të kërkonte falje sipas shprehjes : Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Mirëpo, Pëllumb Xhufi paska konstatuar në shënimet e mia, të botuara nga unë vetë, se unë nuk paskam qenë iniciator e frymëzues, por zbatues i reformës në Akademi në 2007 !!!

Pikërisht atëhere kur unë nuk isha fare antar i Akademisë dhe askush nuk më qaste atje as te dera.

Kam pasur dyshime si i interpreton tekstet dhe dokumentet Pëllumb Xhufi. Por këtë rradhë shoh se ka shfaqur edhe probleme të rënda në leximin e tyre.

Unë kam deklaruar vetëm se kam qenë pjesë e komisionit që ushtroi kontroll mbi institutet e albanologjisë dhe gjeta atje një gjendje katastrofike që e përmban raporti i botuar prej meje pikërisht për transparencë për publikun.

Por, meqë nga Ministria e Arsimit e asaj kohe u pranuan konstatimet por jo rekomandimet e atij raporti, unë nuk pranova për pasojë dhe publikisht të isha pjesë e bordit drejtues të Qendrës të Studimeve Albanologjike.

Këtë quan bashkëpunim në aplikim të reformës për një institucion Pëllumb Xhufi!!!

Të mos pranosh të bëhesh pjesë e një institucioni???

Fale Zot se nuk di se çfarë po bën!

Kush merrte pjesë në institucion, unë, që isha në punët be mia në universitet, apo ai si pjesë e elitës të dikurshme dhe të sotme të QSA?

Sqaroj, se për për reformimin e shkencës apo edhe të Shqipërisë, unë jam gati gjithëmonë të bashkëpunoj me qeveritë shqiptare sa herë më përputhen me forca politike, qoftë edhe pjesërisht mendimet dhe idetë për një çështje ose fushë, ose edhe t’i braktis, e të iki në punët e mia, sa herë shoh gjëra që nuk përputhen me bindjet e mia.

Le të jenë ato të të gjitha ngjyrimeve politike, mjafton të kenë ardhur në mënyrë legjitime në pushtet, me votat e shqiptarëve. Bashkëpunoj sikurse jam kritik pa paragjykime. Sikurse iki në punën time!

Sepse shkenca, sikurse cdo pjesë tjetër e shoqërisë, qeveriset nga politika në planin shtetror.

Kjo është demokracia e epokës sonë. Nuk dilet jashtë saj.

Nuk ka ardhur ende ajo kohë kur politika të qeveriset administrativisht nga shkenca dhe jo shkenca nga politika.

E deri sa të presim atë çast fatlum, sakohë qeveria në funksion në një periudhë të caktuar përfaqëson vullnetin administrativ të shqiptarëve, nuk ka rrugë tjetër, veç bashkëpunimit me sinqeritet me të, por me kusht ruajtjen e pavarësisë individuale dhe të drejtën e kritikës.

Duke e falur përsëri dhe përsëri Pëllumb Xhufin, duke i falur edhe gabimet që do të bëjë në të ardhmen nga padurimi e nxitimi, i kërkoj unë ndjesë publikut duke i marrë kohën, e premtoj se kurrë më nuk do të merrem me këtë person në dialogje në media. Kam shumë punë të tjera dhe koha nuk pret!



6 Comments

  1. Dikur nje gjeneral, ne vitet

    Dikur nje gjeneral, ne vitet e para mbas 44-es takoi nje plak te mencem rastesisht ne rruge, dhe mbasi u pershendeten plaku pyeti gjeneralin se nga po vinte. Gjenerali nen gjendjen euforike i pergjigjet se sapo nenshkroi nje pakt  paqe me Jogoslavine. Plaku i thote se c'i duhej ajo pune, ti duhet t'a linje situaten as paqe e as lufte. Perse, pyeti  Gjenerali i habitur me kete sygjerim. Sepse po te behet lufte ti vritesh i pari dhe te jete paqe ti s'ha dot buke. Duke te njohur ty Artan, si dhe Pellumb Xhufin me mire sa mund te mendosh ti, je mjeshter i kesaj situate ( Kjo vetem per ty Artan: Plaku i mencem e njihte shume mire Lelemin dhe nga ai kam mesuar shume per te.) 

  2. KARI ME XHUNGA

    Ku krahasohesh ti me  prof XHUFIN o PROFESOR i Teoris se karit te shkrefur ,ik ore semundje but, skuth muti hajdut doktoraturash qe kur flet ti e ze diarea miletit …profesor LUGA  mendja me e pjerdhur akademike 

     

  3. [email protected]

    i kam lexuar gjitje replikat dhe kundereplikat ne gazeten DITA ku po zhvillohet ky debat dhe mund te them me siguri te plote

    Pellumb Xhufit keta nuk i arrijne as te maja e thoit

    Niveli i ketyre eshte kashte ne dysheme

  4. Pellumb Xhufi eshte nga

    Pellumb Xhufi eshte nga intelektualet me mendjemedhenj e grindavece.niveli i studimeve te tij eshte i mbrojtjes se diplomes. i ka ngelur ora ketu e shume vjet. me vjen keq se nuk e di se kur i ka ngelur se me sjelljen e tij te coroditur nuk e kap dot.

    per te kompensuar paaftesine dhe shterpesine e viteve te fundit grindet me te gjithe vetem e vetem qe te jete ne fokus.

    eshte bere per te ardhur keq. sekreti i njeriut dinjitoz eshte se kur nuk ka cfare te thote hesht.

     

  5. Ju moderatore te Lapsit.Nje

    Ju moderatore te Lapsit.Nje verejtje per ju qe lejoni ne faqen tuaj fyerje per cilin do ose opinione injorantesh te paguar.Fshijani menjehere keto komente te cilat nuk vlejne per asgje,vecse provojne se keto lloj kane zene nje pune duke denigruar cdo mendim,ide apo kritike nga kushdo qofte ai.

     

  6. Plot Fare
    Jetoj me nderin dhe djersen time, po e i detyruar nga komenti yt kot fare per te mos thene idiot, kritiku yt eshte nje sharlatan bir sharlatani. Per t’a ilustruar kete do te mjaftonte qe eshte bir i nje komunisti medioker, sharlatan dhe teper aktiv, si dhe i vajzen se xhaxhit te Enver Hoxhes.