• |
ide | kryesore

Gjithë milionat e Hillary Clinton: Soros, Uoll Strit dhe…

Arkiva, Planet
hillary-1-768x484.jpg



Nga Giampaolo Rossi

Ajo është sponsorizuar më shumë se kushdo në këtë fushatë për president të Amerikës dhe gjithë sondazhet flasin për një fitore të Hillary Clinton. Por sa ka fituar vitet e fundit kandidatja demokrate? Më poshtë do t’iu sjellim një listë me të ardhurat e deklaruara të Clinton, që janë zbardhur nga NY Times.

675 mijë dollarë për tre fjalime të mbajtur para investitorëve të “Goldman Sachs”, janë shumë edhe për botën e pasur amerikane. Por këto janë thjesht “qindarka” për Hillaryn krahasuar me shumën totale që ka fituar në tre vitet e fundit.

Nga 2013 e deri më sot ajo ka fituar dhjetra milionë dollarë, së bashku me bashkëshortin, falë fjalimeve të mbajtura.

Për Hillary Clinton çështja e raportit të saj të vazhdueshëm dhe “varësisë” nga sistemi financiar amerikan, është kthyer në një “thembër Akili”, që me siguri do shfrytëzohet nga rivali i saj Donald Trump.

Edhe më herët ka pasur shumë diskutime për financimet e saj, që muajt e fundit janë rritur ndjeshëm.

NY Times në një artikull të publikuar në 2015, tregonte se Hillary dhe Bill Clinton fituan nga 1 janari i 2014 deri në maj të 2015 më shumë se 30 milionë dollarë falë fjalimeve në konferenca të ndryshme.

Para që u financuar nga kompani të ndryshme private dhe “think-tanke” të ndryshëm. Vetëm gjatë një konference mbi ushqimin në Stokholm, Bill Clinton ka fituar 500 mijë dollarë.

Zonja Clinton nuk ngelet pas pasi ka mbledhur miliona dollarë për të shitur vizionin e saj për një botë më të mirë, që përveç Goldman Sachs, është financuar edhe nga “Bank of America”, “UBS”, “Deutsche Bank”, “Morgan Stanley”, “General Electric”, “Microsot” etj.

Një makineri që thith dollarë

Marrëdhënia e çiftit Clinton me paratë tashmë njihet nga të gjithë. Në karrierën e tyre të gjatë politike kanë ditur si të mbledhin fonde për politikën dhe veten e tyre në një mënyrë të veçantë dhe impresionuese. Sipas Uashington Post  çifti Clinton ka marrë nga Uoll Strit më shumë se 3 miliardë dollarë dhe një ndër financuesit kryesorë është edhe George Soros i cili ka financuar Hillaryn me 8 milionë dollarë vetëm në 2015.

Natyrisht që Hillaryn e mbështesin shumë amerikane, përfshirë edhe Hollivudi, por janë bankat ato që japin pjesën e madhe të “tortës”. Vetëm në muajt e fundit Hillary është financuar nga bankat me më shumë se 6 milionë dollarë, dhe 3 milionë dollarë për disa fjalime që ka mbajtur.

Në këmbim të çfarë?

Natyrisht që financimet janë bërë në mënyrë të ligjshme dhe shumë transparante, por nuk mund të imagjinohet që këta financues të mos kërkojnë diçka në këmbim.

Në mandatin e tij të parë Bill Clinton emëroi presidentin e Goldman Sachs, Robert Rubin, sekretarin e Thesarit. Ishte Rubin që bëri abrogimin e “Glass Steagall”, ligjin që ndante aktivitetin financiar të bankave me aktivitetet investuesue, duke lejuar zgjerimin dhe përhapjen e spekullimive financiare, dhe ishte po Clinton që firmosi “Commodity Futures Modernization Act” që lejonte liberalizimin e derivateve.

Po në mandatin e Bill Clinton u zhvillua “Doktrina Holder” sipas së cilës në proceset kundër mashtrimeve ndaj bankës, duhet marrë në konsideratë edhe goditja ndaj ekonomisë: një mënyrë për të thënë se “ligji është njësoj për të gjithë, por për bankierët më pak”. Doktrinë që u aplikua më vonë edhe nga Bush dhe Obama me të famshmen “Too Big Tp Fail”.

Përfundime (të hidhura)

Imazhi i një kandidateje për presidente të SHBA-ve që fiton miliona nga lidhjet me Uoll Strit dhe sistemin financiar amerikan krijon idenë se kush është realisht ai që komandon demokracinë amerikane/tema