• |
ide | kryesore

Njësoj si Floriana, nusja e re promovon mbesën këngëtare të Tedit

Arkiva, Paparazzi
floriana edea.jpg



Pak vite më parë, Edea Demaliaj triumfoi në “X Factor”, por prej asaj kohe e deri më sot, pak është dëgjuar për vajzën e talentuar të vokalistit të grupit “Djemtë e Detit”.

Dikur, adoleshentja me zërin shpërthyes u mor nën ‘protégé’ nga prezantuesja Floriana Garo e cila u përpoq të promovonte në emisione mbesën e ish të fejuarit të saj. Ndërsa tashmë, pasi ngjarjet ndryshuan rrjedhë, duket se për vajzën e këngëtarit të ndjerë të muzikës shqiptare, po përkujdeset nusja e re e Tedit.

Era Xhabafti ka shpërndarë një foto në ‘facebook’, me profilin e Edeas në Instagram, duke ia sugjeruar miqve të saj ta ndjekin mbesën e talentuar të Tedit.

Për të kujtuar Edean, sjellim një nga interpretimet e saj më të fuqishme në “X Factor”.