• |
ide | kryesore

Enada Hoxha: Pse nuk më keni parë më në skenën e TOB

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Pas një kohe të gjatë larg fokusit të medias, prima balerina e Teatrit Kombëtar është shfaqur këtë të shtunë në TVSH.

Në një intervistë familjare me Gerdin dhe Roanin (djalin e vogël) në studion e gazetares Gerta Gixhari, Enada Hoxha rrëfeu për mungesën e saj rreth 2-vjeçare, nga projektet e TOB.

“Në fakt, shfaqjet që janë vënë gjatë kësaj kohe kanë qenë me balete në grup ose me pak çifte”, thanë fillimisht Gerdi dhe Enada.

Më pas, ata vazhduan duke lënë të kuptohet se arsyet janë edhe më të thella.

Dikur ikonë e skenës dhe shfaqjeve në institucionin e drejtuar nga Ilir Kerni, figura e njohur e baletit shqiptar, u duk e pakënaqur dhe foli me rezerva për menaxhimin e ri të TOB.

“Më parë kishte respekt reciprok për punën, për titullarin. Në tërësi gjëja nuk funksionon si dikur. Mungojnë njerëzit me vlera dhe karakter.” – tha Enada Hoxha.

Duke dashur të mos fokusohet biseda tek konflikti që është përfolur se çifti ka me Kernin, balerina e kaloi me sportivitet këtë moment: “Skam turp as frikë, por ne na është vënë një parrullë mos japim intervista pa lejen e drejtorit, a thua se është një institucion privat dhe jo publik”.