• |
ide | kryesore

Gjendet kërpudha më e madhe në botë (Foto)

Arkiva, Planet
f091e1cc561b4270a42af14434433709-20_1463762210-961736.jpg



Në fshatin Çatkisu të Bayburtit, qytet në veriperëndim të Turqisë, u gjet një kërpudhë prej 8 kilogramësh në një zonë malore

Tregtari Faik Kilic, 55 vjeçar, po e shfaq në vendin e tij të punës në Rrugën Cumhuriyet kërpudhën që u gjet nga vëllai i tij, Koksal Kilic.

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, Kilic tha se përderisa ishin duke ndenjur me fqinjët në kafenenë e fshatit, vëllai i tij kishte rrëfyer se në zonën malore të quajtur “Kusbasi” kishte vërejtur një gjë të bardhë e të madhe.

Kilic tha se “Disa nga fshatarët thonin se është gur, e disa kërpudhë. Vëllai im vazhdimisht shkon për të mbledhur kërpudha. E kishte kuptuar se gjëja të cilën e kanë parë është kërpudhë”, duke shtuar se kërpudha peshon 8 kilogramë, shkruan AA.

Duke treguar se dyshojnë që kërpudha mund të jetë helmuese, Kilic u shpreh se “Do t’ua tregojmë kërpudhën Drejtorisë së Qytetit për Ushqim, Bujqësi dhe Blegtori, sepse duam të mësojmë nëse është e ngrënshme apo jo".

Kilic gjithashtu shtoi se ata që vijnë për ta parë kërpudhën, shkrepin fotografi dhe i ndajnë me miqtë.