• |
ide | kryesore

Noam Chomsky: Zgjedhja e Donald Trump në krye të ShBA-së e rrezikon njerëzimin

Arkiva, Planet
3500_1463828866-5817089.jpg



Në një intervistë me të përditshmen britanike The Guardian, gjuhëtari, filozofi dhe intelektuali amerikan me famë botërore, Noam Chomsky, është pyetur për të nominarin republikan për President të ShBA-së, Donald Trump, dhe komentet e tij se ndryshimet klimatike nuk po ndodhin, ndërsa përgjigjja e tij ishte: “Trump është një shenj e kobshme vdekje për specien njerëzore”.

The Guardian: Çfarë ndikimi do të kishte zgjedhja e Donald Trump [President]?

Chomsky: Është vështirë ta dish sepse ne, në fakt, nuk e dimë se cfarë mendon ai. Bile, as unë nuk jam i sigurt nëse vet ai [Trump] e dinë se çka mendon. Ai është në gjendje që të thotë gjera kundërthënëse në të njëjtën kohë. Ama, ekzistojnë disa elemente të qëndrueshme të ideologjisë së tij, nëse mund t’ia japin këtë koncept atij. Njëri nga ato elemente është: “Ndryshimet klimatike nuk po ndodhin.” Siç e thotë ai: “Harrojeni.” Dhe, kjo është pothuajse një shenj e kobshme për speciet – jo nesër, por vendimet që ne marrin tani do të kenë ndikim në gjera në disa dekadat të ardhshme, dhe në disa gjenerata të ardhshme mund të jetë katastrofë.

The Guardian: Nëse do të duhet të zgjidhnit midis Trump dhe Hillary Clinton, a do të votonit për Clinton?

Chomsky: Nëse do të ishte në një shtet ku gara është e ngushtë, një shtet që ka rëndësi, dhe zgjedhjet e vetme do të ishin Clinton dhe Trump, do të votoja kundër Trumpit./express