• |
ide | kryesore

Çfarë duhet të bëni nëse fëmijët ju kapin duke bërë seks

Arkiva, Stil
2815e0b4213aced356496769d9c14d0b-780x439.jpg



Me një reagim të përshtatshëm mund të kapërceni këtë situatë të pakëndshme. Mos i kritikoni fëmijët vetëm për shkak se ndiheni ju keq, por patjetër duhet të bisedoni me ta.

Qëndroni të qetë

Nëse dëgjoni zhurmën e derës, mbulohuni shpejt por mos e humbni toruan. Nëse ju kap paniku, fëmijët do të kuptojnë nga reagimi juaj se kjo është diçka që nuk duhet bërë dhe nuk duhet t’i jepni këtë ide për seksin.

Prisni për reagimin e tyre

Me shumë gjasa fëmija juaj nuk e di se çfarë po bëni, kështu që prisni njëherë të shihni reagimin. Ata mund ta kenë gati justifikimin tuaj.

Sajoni diçka

Seksi duket si diçka agresive për dikë që ende nuk e di çfarë është, prandaj sajoni diçka që do të thotë se po argëtoheshit. Për shembull: po guduliseshit, po luanit një lojë të re etj.

Shpjegoni përse jeni të zhveshur

Ky është momenti për t’u bërë kreativë. Provoni njëherë me: “Sapo mbaruam gudulisjen dhe mami/babi do shkonte të lahej.

Prisni që fëmija të largohet i tmerruar

Nëse fëmija juaj është aq i rritur sa për të kuptuar seksin, me gjasa do të jetë larguar përpara se ju të arrini të kapni të brendshmet. Por kjo s’do të thotë se duhet ta lini të tillë situatën. Më vonë flitini atij/asaj rreth faktit që ju po kryenit marrëdhënie, por pa shpjegime të thella për seksin.

Herën tjetër mos harroni të mbyllni derën!

/telegrafi/