• |
ide | kryesore

Inva në Beograd në gjurmët e Tefta Tashkos

Arkiva, Paparazzi
inva_1464077130-6824017.jpg



Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit. 

Më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëjnë me dije media serbe “B 92”.Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.