• |
ide | kryesore

Sfera që kushton 1 milion euro

Arkiva, Planet
1464090498sferaaaa.jpg



Për projektin "Avogadro" janë shpenzuar rreth dy milionë euro mbi dy sfera silikoni që tani vlejnë shumë më tepër se aq.
 
Arsyeja është se këto sfera silikoni mund të kenë zgjidhur problemin me njësinë matëse të kilogramit, e cila është e vetmja që nuk bazohet në një formulë matjeje. Metri, për shembull, përcaktohet me shumë saktësi nga rruga që bën drita për një fragment të caktuar të sekondës. (299 792 458 m/s). 
 
Ndërsa kilogrami nuk ka llogaritje, por merr për bazë një gur 1-kilogramësh prej platini dhe iridiumi që mbahet në një kasafortë në Francë, që nga viti 1889, i cili fillimisht u bë me peshën e barabartë të një litri ujë të pastër. 
 
Problemi është që uji nuk peshon gjithnjë njësoj, dhe gurët 1-kilogramësh të çfarëdo lloj metali, sado që mbahen edhe sot në kasaforta me tre çelësa, me mbulesa xhami dhe nën kushte atmosferike të njëjta, kanë ndryshuar peshë sa herë që janë zhvendosur nëpër botë për arsye që shkencëtarët nuk i kanë shpjeguar dot. 
 
Ndërsa me "Numrin e Avogadros", shkencëtarët thonë se duke përdorur silikonin ultra të pastër monokristal ata kanë arritur të përcaktojnë se sa atome duhen me saktësi për 1 kg. 
 
Duke e pastruar sferën për këtë projekt, me metoda tepër të sofistikuara, ata e kanë kthyer gjithashtu në objektin më të rrumbullakët në botë. Nëse sfera e Avogadros do të zmadhohej aq sa planeti ynë Tokë, maja e saj më e lartë do të ngrihej vetëm 2.4 metra nga maja më e ulët./tch