• |
ide | kryesore

Stefi Prifti kundër konkurentëve të spektaklit: Jeni të turpshëm, na mbyti prapaskena!

Arkiva, Paparazzi
stefi.jpg



Që vëllai i madh korçar është një nga kritikët më të ashpër të spektaklit të imitimit në Tv Klan, kjo tashmë është e qartë. Por, ndryshe nga herët e shkuara kur sulmet e Endri Priftit shkonin për prezantuesen Alketa Vejsiu apo stafin realizues,  këtë rradhë këngëtari duket i pakënaqur me kastin e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Në një reagim në facebook, pas votimit të kolegëve për njëri-tjetrin, Stefi Prifti ka shpërthyer kundër vlerësimit të këngëtarëve konkurentë duke i ironizuar ata: Na mbyti mashtrimi dhe mbrapaskena…! Sa te paturpshem qe jemi!! E kam me ata kengetaret atje…!!! Shumica me fat, c'do gje play-back dhe mundesia per te bere nje Portokalli te dyte, nje ide shume e mire e Endrit”, shprehet Stefi në mbështetje të të vëllait.

Endri Prifti imitoi legjendën e rock-ut, Mick Jagger por siç rezultoi, as juria dhe as kolegët nuk e vlerësuan interpretimin e tij.