• |
ide | kryesore

Vera Grabocka, mamaja e Mariza Ikonomit?

Arkiva, Paparazzi
mariza vera.jpg



Shfaqja e parë në publik për Mariza Ikonomin daton rreth 22 vite më parë, atëhere kur së bashku me kantautorin e njohur Françesk Radi, vogëlushja me zërin e ëmbël bëri për vete shqiptarët me këngën “Telefonatë zemrash”.

Mirë po, njerëzit në atë kohë, siç tregon Mariza në “To Show”, mendonin se ngjitja e saj në skenën e festivalit të RTSH-së, vinte edhe për shkak të regjisores së tij, Vera Grabocka.

“Unë ngjaja shumë me Verën dhe njerëzit kujtonin se isha vajza e saj. Më është dashur për një periudhë kohë t’u shpjegoja të gjithëve që ky informacion është i gabuar”, ka thënë Mariza teksa rrëfeu për nostalgjinë e viteve të saj të para.