• |
ide | kryesore

Xhesika Ndoj: Vithet i ushtroj në shtëpi…

Arkiva, Paparazzi
Xhesika-Ndoj.jpg



Më shumë se si këngëtare, Xhesika Ndoj fitoi famë për shkak të historisë së saj me sfond rozë; si në rastin e deputetit që i bëri ofërtë, ashtu dhe kur policia “zbuloi” një biznesmen në dollapin e saj.

Pra, më shumë se muzika, pubilkun e tërheq tek Xhesika pamja provokuese e 27-vjeçares pukjane. Këto të mira ajo duket se ia njeh e respekton vetëvetes.

Ndonëse mamaja e një vajze 5-vjeçare, Xhesika Ndoj ruan forma bombastike. Jo vetëm që i ekspozon pa problem ato, por nuk kursehet as të rrëfejë sekretin e të pasmeve aq të stërvitura.

“Kam bërë palestër dhe vazhdoj të bëj fuqishëm dhe pa kontroll ushtrime për to në shtëpi”, është shprehur Xhesika për “Story”. “Preferoj shtëpinë sepse ushtrimet më ndimojnë jashtë mase, pasi kështu ndihem e lirë dhe pa sikletin e syve që më ndjekin në çdo lëvizje që bëj në palestër”.