• |
ide | kryesore

Gafa e policisë britanike, fshiu të dhënat e 800 të dyshuarve për terrorizëm

Arkiva, Planet
5557_1464373666-5717231.jpg



Autoritetet britanike kanë bërë një gabim madhor duke fshirë aksidentalisht të dhënat për 800 persona të cilët dyshoheshin se ishin të lidhur me organizata terroriste.

Një ngjarje e tillë është konfirmuar edhe në rrugë zyrtare, teksa theksohet se kjo është një humbje e cila mund të sjellë pasoja në luftën kundër-terrorizmit. Të dhënat përfshinin shenjat e gishtërinjve, ADN'në si dhe detaje të tjera të rëndësishme, transmeton OraNeës.

Zyrtarët janë shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e një nënvlerësimi të bërë nga efektivët e policisë si dhe nga agjentët sekretë. Në bazë të ligjeve në Britaninë e Madhe, çdo e dhënë e grumbulluar për një të dyshuar fshihet në mënyrë automatike nga sistemi në rast se asnjë organ vendas nuk kërkon ruajtjen e tyre.

Informacionet e humbura lidheshin me persona të cilët ishin shoqëruar në ambientet e policisë mbi dyshime për terrorizëm, por mbi ta nuk ishte provuar asnjëherë ndonjë akuzë.

Agjencitë inteligjente kanë deklaruar se kjo është një humbje e madhe për autoritetet në një kohë kur rreziku i sulmeve terroriste mbetet mjaft i lartë. Që prej sulmeve të Brukselit dhe të Parisit, autoritetet britanike e kanë rritur së tepërmi vigjilencën për të parandaluar tragjedi të ngjashme.