• |
ide | kryesore

Emina Cunmulaj në foto me Donald Trump

Arkiva, Paparazzi
sdgdfhgf.JPG



Një foto që Emina Çunmulaj ka postuar me kandidatin për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkaktuar shumë kritika tek ndjekësit e saj, madje shumë prej tyre janë shprehur se nuk do ta ndjekin më modelen shqiptare.
 
Foton me Donald Trump ajo e postoi të enjten dhe e shoqëroi me shkrimin “Përshëndetje Trump” Mirëpo figura e tij është një nga më të përfolurat dhe më të kundërshtuarat për shkak të deklaratave të tij fyese për femrat, fenë islame, emigrantët apo komunitetin LGBT, shkruan JOQ.
 
Emina ka qenë e ftuar në një event, ku ka takuar Donald Trump dhe ka bërë edhe një fotografi me të. Por kjo fotografi i ka nervozuar ndjekësit e saj të cilët thonin “Më zhgënjeve”, apo “Që pas kësaj nuk të ndjek më në Instagram”. Por, ka edhe nga ata komentues që kanë qenë në krah të modeles shqiptare dhe kanë thënë që një foto me të nuk do të thotë se ajo e mbështet.
Emina Cunmulaj dhe Donald Trump