• |
ide | kryesore

Pas lokalit, Rovena Dilo humb dhe partnerin?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Gjërat po ndodhin shumë shpejt për këngëtaren e cila disa muaj më parë, i dha fund martesës disa vjeçare me ish-futbollistin Florian Riza. Por, menjëherë pas divorcit Rovena Dilo gjeti "ngushëllim" në krahët e balerinit Elton Merja, me të cilin i ra shorti të kërcente në "Dancing With The Stars". Me këtë ngjarje në jetën personale, u duk sikur Rovena do të kalonte momentin e vështirë me lokalin, të cilin daja e saj e shiti pa pëlqimin e mbesës.

Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e pranoi publikisht se kishin krijuar një lidhje të mirëfilltë, e vërteta është që ata as nuk e mohuan këtë histori, duke e lënë në ujërat e miqësisë dhe bashkëpunimit pavarësisht se spektakli kishte mbaruar.

Mirë po, pas pak muajsh frekuentim ku çifti shihej gjithnjë i pa ndarë, diçka ka ndodhur që ata të dy nuk ishin bashkë në festën e "Top Awards". Në pak kohë gjërat mes Rovena Dilos dhe balerinit disa vite më ri në moshë kanë ndryshuar, pasi iu shmangën dukshëm njëri-tjetrit në party-n e “Top Channel”. Si rrallëherë, ata nuk u fotografuan për asnjë moment pranë njëri-tjetrit, dhe secili u pa të argëtohej në club “Folie” në shoqërinë e miqve personalë, shkruan Panorama.