• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu: Unë, ikona e operacioneve plastike në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
alketa aaa.jpg



Gjysmëfinalja e “YFSF” ishte vërtetë gjithë kripë! Ndryshe nga të hënat e shkuara kur anëtarët e jurisë apo edhe vetë kasti kishin shkëmbyer superlativa me njëri-tjetrin, këtë rradhë, sipas sugjerimit të Çanit, mbrëmja pati surpriza dhe ndoshta, jo shumë të këndshme.

Një nga momentet e sikletshme ishte kur gazetari i “Zonë e Lirë” ngacmoi këngëtaren Adelina Tahiri për buzët e fryra. E papërgatitur, bukuroshja nga Maqedonia nuk e priti mirë komentin e anëtarit të jurisë, pavarësisht se aty për aty arriti të dalë nga situata. Por këtë reagim e pikasi moderatorja Alketa Vejsiu e cila si për ta ngushëlluar Adelinën i tha që mos bëhej merak se për të çfarë nuk thuhet në drejtim të ndërhyrjeve kirurgjikale. “Për mua thonë që jam e gjitha me operacione plastike, ikonë në Shqipëri”, tha pak a shumë Alketa e cila pranoi se ndërhyrjen në hundë e ka bërë shumë kohë më parë, për të qenë më komode me veten.