• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama vendos kosha në zyrat e kryeministrisë dhe gjuan me topa

I pakategorizuar
13325645_10156942938540133_5268932337073628149_n.jpg



Kryeministria po i ngjan gjithmonë e më pak kryeministrisë. Në fillim ishte kërpudha, pastaj markiza, pikturat, kinemaja, salla e baletit, fusha e basketbollit dhe plot elementëve të tjerë të pazakontë për një institucion shtetëror. Kohët e fundit janë shtuar koshat e basketbollit nëpër zyra. Fotot zbulojnë çfarë bën kryeministri në kohën e lirë, kur nuk ka mbledhje qeverie, takime, apo kur nuk vizaton.

Stafi i kryeministrisë duhet të jetë mësuar tani me zhurmat e topave nga njëra zyrë te tjetra. Megjithatë përplasja e topave gjatë ditës nëpër mure, mund të bëhen shqetësuese për njerëzit që kanë punë. Në foton ku Rama e ka hedhur topin drejt koshit, duket punonjësja e kryeministrisë që po punon. Në foton tjetër ajo është larguar për të mos e shpërqëndruar Ramën.