• |
ide | kryesore

“Kujdes o njerëz, është një tip i çuditshëm mbi një Vespa”, Sara i ble motor Ledionit për ditëlindje

Arkiva, Paparazzi
sara ledi.jpg



Moderatori Ledion Liço ka festuar këtë 13 qershor përvjetorin e 30-të. Ai ka festuar me të fejuarën e tij, Sarën, dhe 'kunatën', Lorin. Motra e madhe Hoxha e ka uruar në Snapchat për këtë ditë të veçantë, që për Ledionin shënon një dekadë të re jete: 'Gëzuar ditëlindjen Liu, dhe gëzuar përvjetorin!'.

Ndërsa Sara i ka kushtuar fjalë dashurie duke e quajtur 'shpëtimtarin e saj': 'I dashur, unë mund të shoh aureolën tënde, ti e di që je hiri im shpëtimtar', marrë nga vargjet e këngës 'Halo' të Beyonce-s.

Duket se 20-vjeçarja e ka suprizuar me një dhuratë të veçantë; një motoçikletë Vespa në ngjyra të zezë dhe të kuqe, shkruan Anabel. 'Kujdes o njerëz', ka shkruar sara në Snapchat, ku ka shpërndarë foton e Ledionit mbi këtë dhuratë të veçantë, 'është një tip i çuditshëm mbi një Vespa'.