• |
ide | kryesore

Marina Vjollca shtatzënë?

Arkiva, Paparazzi
image1 (1).PNG



Paraqitja e saj në publik të dielën mbrëma në emisionin “Proçesi Sportiv”, ka ngritur dyshime rreth një shtatzënie të mundshme, të cilën e dashura e Getoarit u duk se po mundohej  ta fshihte.

E veshur me një fustan ngjyrë kaf të ngushtë pas trupit, Marina Vjollca ra në sy për shkak të lëvizjeve të çuditshme që bënte me dosjen e prezantimit, teksa e mbante gjithë kohën përpara vetes si për të mbuluar barkun.

Por, fryrja e lehtë që dukej në pjesën e parme, nuk i ka shpëtuar fansave të bukuroshes të cilët ishin të parët që komentuan “shtatzëninë” e Marinës.

Nga ana tjetër, burime brenda Top Channel, nuk e mohuan dhe as e konfirmuan këtë thashethem për lapsi.al.

Për ndryshe, lidhja me reperin nga Kosova duket se po ecën vaj dhe çifti nuk lënë rast pa treguar se janë bërë për njëri-tjetrin. Së fundi Geti i ka kushtuar një këngë të re Marinës e cila pritet të dalë së shpejti.