• |
ide | kryesore

A ekziston dreqi dhe ferri?

Arkiva, Planet
s_1465814171-9275937.jpg



Satanai nuk është vetëm simboli i të keqes dhe origjinë e tundimeve, por konsiderohet edhe një lloj princi pagan.
 
Për ndjekësit e tij, Satanizmi është si një fe që ndjek kënaqësitë e jetës, në vend të virtyteve: ndjekësit janë të lirë që të eksplorojnë shtatë mëkatet kryesore. Satanizmi frymëzohet pjesërisht nga një filozofi teologjike, e zhvilluar në shekullin XVII para Krishtit (Zoroastrizmi) dhe e themeluar prej profetit Zarathustra, profet dhe mistik i Persisë së lashtë.
Doktrina e tij bazohet mbi parimin themelor që qielli dhe ferri nuk ekzistojnë, por janë një sajesë e feve për të mbajtur nën kontroll njerëzimin. Vlen të theksohet se flijimi i njerëzve, përkundër asaj që mendohet nga faktet e kronikës së zezë në gazeta, nuk lejohet prej Satanizmit./bota.al