• |
ide | kryesore

Cili është truku në këtë foto?

Arkiva, Stil
d_1466065570-2014672.jpg



Stina e nxehtë vetëm se ka ardhur dhe dëshira e secilit është që të shijojë rrezet e diellit. Një fotografi e cila është postuar në ‘Google Maps’ po shfaq imazhe të çuditshme të një vajze në plazhet ekzotike të Meksikës. Nuk dihet nëse fotografia është postuar nga vetë ai person apo është bërë nga satelitë të ‘Google’, por ‘deformimi’ i saj ka bërë që komentues të shumtë të shkruajnë rreth saj. Disa kishin bërë shaka duke thënë se kjo nuk është Meksika por Çernobili. Kurse një tjetër duket se ka qartësuar defektin e fotos. Ai ka thënë se defekte të tilla ndodhin kur përdoret efekti i ‘panoramës’ dhe kur në momentin e shkrepjes dikush lëviz, atëherë fotografia pëson defekt. /express/