• |
ide | kryesore

Braktiset Trump, drejtuesi i fushatës jep dorëheqjen

Arkiva, Planet
1466439791trumpppp.jpg



Një nga shtyllat më të forta në rrugëtimin presidencial të Donald Trump, pikërisht menaxheri i fushatës së tij Corey Lewandowski ka dhënë dorëheqjen.
 
Largimi i Leëandoëski vjen në një moment kyç të fushatës së republikanit që me shumë gjasë do të jetë kandidatura zyrtare e këtij kampi.
 
Nëse Trump fiton në konventën e 18 korrikut, ai do të ketë një sfidë më të madhe, pikërisht përballjen me kandidatin zyrtar të demokratëve, ku të gjitha premisat tregojnë se rivalja e tij politike është Hillary Clinton.
 
Por menaxheri i fushatës së Trump ka patur marrëdhënie të tensionuara me të tjerë bashkëpunëtorë të fushatës, po ashtu të njëjtën marrëdhënie ka reflektuar edhe me zyrtarë të lartë në komitetin kombëtar republikan.
 
Arsye tjetër e largimit të tij sipas burimeve të brendshme partiake, është se fushata e miliarderit amerikan tani do të marrë një drejtim tjetër. Ka kohë tha burimi në kushte anonimati për “New York Times”, se ndryshimet e reja janë fokusuar në nevojat e një fushate të përgjithshme zgjedhore dhe do të jetë një kthesë e madhe nga gjithçka që Donald Trump ka ofruar deri tani.
 
Tani fushata do të fokusohet në bashkimin e partisë dhe franksioneve kundër Trump, duke përfshirë këtu punësimin e anëtarëve të rinj dhe një stafi më të madh për t’ju  përshtatur  nevojave për garën që parashikohet e ashpër kundër Hillary Clinton./tch