• |
ide | kryesore

Nga pozicioni i lopës te kalërimi, këto kënaqin më shumë femrat

Arkiva, Stil
image16.jpg



Në qoftë se femra kënaqet në çastet e kulmit të afshit, edhe më shumë kënaqet edhe mashkulli, sepse vetë shikimi në të i shton eksitimin.
 
Meshkujve nuk u është asgjë më e kënaqshme se sa të shikojnë se si e kanë kënaqur në mënyrën më cilësore partneren e vet edhe në krevat.
 
Gjithashtu, nëse femra kënaqet në çastet e kulmit të afshit, më shumë kënaqet edhe ai sepse vetë shikimi në të e eksiton edhe më shumë.
 
Ekspertët e seksit kanë veçuar pesë top poza për të cilat konstatojnë që femrave u pëlqejnë më shumë, përkatësisht në ato poza më së shumti kënaqen, por edhe kanë sqaruar edhe përse është kështu:
 
Pozicioni i Kalërimit
Pozicioni në fjalë të ofron shumë variacione. Në qoftë se je nga ata që i përkasin shkollës së vjetër, lere partneren të të kalërojë ashtu si do ajo. Mos harro ta ndihmosh pak gjatë ngritjeve – uljeve, duke e kapur prej vithesh. Ti shtrihesh në shpinë ndërsa ajo gjunjëzohet mbi ty duke të rrethuar me kofshët e saj. Dinamizmi dhe energjia e saj janë të jashtëzakonshme pasi ritmi, shpejtësia dhe tipi i stimulit varen ekskluzivisht nga ajo. Një mënyrë alternative për këtë pozicion është të shkoni në divan ose në karrige. Ulu, mbështetu pak prapa dhe ule partneren mbi vete. Të jesh i sigurt se do të kënaqet shumë, pasi do të ketë mundësinë të lëvizë lirisht, ndërsa ti krahas depërtimit të thellë në të mund të përdorësh gjuhën mbi gjoksin e saj për ta sjellë eksitimin në kulm.
 
Pozicioni i Misionarit
E di që në mendjen e shumë njerëzve ky është pozicioni më i parashikueshëm dhe i mërzitshëm, por kjo ndodh vetëm kur mungon pasioni dhe kreativiteti… Ndaj merr masat e tua sa nuk është vonë… shtrije gruan në krevat, hapi këmbët, vëri duart mbi kokën e saj dhe shtyje poshtë… Në këtë pozicion ajo ngre vithet lart dhe i lëvizë në formë ciklike (rrethore). Gratë çmenden të tregosh dominimin tënd në shtrat. Në mënyrë që të rrisësh nivelin, përpiqu t’i flasësh fjalë të pista, pëshpëriti në vesh se ç’ke ndërmend t’i bësh dhe thuaji se do të dëgjosh emrin tënd pak para përfundimit…
 
Pozicioni i Shërbëtores
Ky pozicion është një mundësi e mirë për t’iu larguar rutinës së shtratit. E vetmja gjë që duhet bërë është ulja e partneres në një sipërfaqe të barabartë me lartësinë e mesit tënd, për shembull, mbi një tavolinë, mbi lavatriçe, mbi piano apo mbi pjesën e përparme të makinës. Në këtë rast, ajo zgjatet në send ndërsa ti e penetron. Sa më hapur të jenë këmbët e saj aq më mirë është për ty, pasi në këtë mënyrë rriten mundësitë që të prekësh pikën G. Veç kujdes, se për shkak të depërtimit të thellë në të rrezikon të përfundosh shpejt. Prandaj, ndalu pak para momentit kritik dhe stimulo klitorin e saj në mënyrë që të ndodheni në të njëjtën fazë kur t’i rihyni lojës.
 
Pozicioni i Lugës
Nga kjo listë sigurisht që nuk mund të mungonte ky pozicion. Femrat çmenden të ndiejnë gjoksin e burrave tek prekë shpinën e tyre. Gruaja mbështetet në krah me këmbët e përthyera. Një pozicion shumë i përshtatshëm që të lejon të përkëdhelësh gjoksin dhe klitorin e saj duke e sjellë një hap pranë orgazmës. Shtrihu prapa saj, kaloje këmbën e saj mbi tënden dhe tërhiqe pas duke e puthitur vetes. Një qëndrim i rehatshëm dhe shumë sensual që do t’ju kënaqë të dyve.
 
Pozicioni i lopës
Edhe pse ndoshta s’e pret, gratë e parapëlqejnë këtë pozicion. U pëlqen të gjunjëzohen dhe ti të depërtosh pas tyre, dhe kënaqen akoma më shumë nëse përkulesh dhe ti e rrëshqet gishtërinjtë e njomur midis kofshëve të tyre, duke luajtur me klitorin e tyre e duke i kafshuar lehtazi mbi supe. Partnerja mund ta bëj pozicionin më të rehatshëm duke përdorur ndonjë jastëk për të mbështetur bërrylat.