• |
ide | kryesore

Soni Malaj hedh në gjyq Olti Currin

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Një koment pikant i blogerit në faqen e tij në facebook, duket se e ka indinjuar aq shumë këngëtaren Soni Malaj sa t'i drejtohet gjykatës. Çështja civile është depozituar në datën 17 qershor dhe pritet të shqyrtohet gjatë ditëve më të nxehta të verës, më 21 korrik. Soni Malaj pretendon se është fyer nga Olti Curri, por ky i fundit i kontaktuar nga lapsi.al, tha se nuk i kujtohet me detaje se për çfarë statusi bëhet fjalë. Nga ana tjetër, Olti Curri duket se nuk e ka prishur terezinë për padinë e këngëtares.

Madje ai e ka ironizuar gjyqin e hapur nga Soni Malaj duke postuar një foto nga Jala, aty ku po pushshon në këto ditë me temperatura të larta. Gota me verë rosè në sfondin e detit dhe shkrimi "Duke pritur gjyqin…", lënë të kuptohet se blogeri nuk i trembet përballjes me Sonin në gjyq.