• |
ide | kryesore

Portret i AFP/ David Cameron njeriu që polli Brexitin dhe që u dogj prej tij

Arkiva, Planet
David-Cameron-Sad.jpg



Konservatori David Cameron do të mbahet mend në histori si kryeministri britanik që shkaktoi daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa dëshironte shumë ta mbante brenda saj.

Cameron luajti një rol kontradiktor duke mos i vlerësuar mirë pasojat e veprimeve të tij në vitin 2013, në fillim të zgjedhjeve legjislative të vitit 2015, të këtij konsultimi me rrezik të lartë për një çështje që provokoi ndasi në mesin e partisë së tij.

Ai humbi bastin e së ardhmes, besueshmërinë dhe postin e kryeministrit.

Duke nxjerrë konkluzionet nga fakti i imponuar, ai njoftoi dorëheqjen në vorbullën e rezultateve të referendumit, që do të vihet në zbatim menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatit pasardhës nga partia e tij, që zhvilloi kongresin në muajin tetor.

Paradoksi i një kryeministri që propagandoi fuqishëm përgjatë disa muajve qëndrimin e vendit të tij në BE, David Cameron mbeti një euroskeptik.

“Por, një euroskeptik pragmatik”, shënon Peter Snowdon, bashkautor i një libri mbi vitet e para në krye të partisë konservatore, me titull “Cameron dhe 10”.

“Ai nuk është as Edward Heath (eurofil) dhe as Margaret Thatcher (eurofobe). Është më shumë pragmatik, për shkak të vështirësisë për të bindur eurospektikët”, vlerëson ky biograf.

Me një prejardhje shumë të vjetër britanike
I biri i një familjeje të pasur, i qetë dhe i sjellshëm, Cameron, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, nuk e ka fshehur kurrë veten para partisë së tij dhe para zgjedhësve.

“Ai është i arsimuar, por jo intelektual, i vendosur, por jo imponues, i sjellshëm, por jo snob. Ai është besimtar, por jo ekstremist. Njerëzit e sërës së tij nuk i konceptojnë mirë limitet, ka mungesë origjinaliteti, tërheqje nga vetëkënaqësia, por ato ndoshta nuk e dominojnë botën”, shkruan për të gazetari dhe biografi Charles Moore.

Për Moore, ai përfaqëson një prototip modern perfekt me një prejardhje shumë të vjetër të llojit britanik.

Ai dëshiroi modernizimin e formacionit të vjetër dhe për të sjellë deri në ditët tona një konservatizëm të mëshirshëm. Ai shpreson gjithashtu për dhënien fund të konflikteve në Evropë, burim i rregullave të përgjakshme të vetëgjyqësisë që çuan kryesisht në rrëzimin e Zonjës së Hekurt.

Ideja e referendumit lindi në periudhën e rritjes së popullaritetit të partisë populiste dhe eurofobe, UKIP, në këndvështrimin e zgjedhjeve evropiane të 2014.

Dhe me një vështrim mbi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015.

Ndërprerja e vdekjes politike
Cameron ia doli me sukses për të orientuar partinë e tij drejt fitores në 2015 duke fituar gjithashtu shumicën absolute dhe duke lënë mënjanë aleatin e tij liberal-demokrat.

Kjo spirale e suksesit u ndal qartësisht këtë të enjte.

Beteja për postin e tij mbetet e hapur, me rangun e parë ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, që mori drejtimin e kryqëzatës kundër-BE-së.

David Cameron njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020. Tha se do t’i kushtohej familjes