• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si ua vjedhin paratë nga bankomati

Arkiva, Syri i Lapsit
screenshot-3_1466864568-3148664.png

Një video e pabesueshme është shfaqur në internet, në të cilën shihet se si një njeri zbuloi një pajisje ilegale në një bankomat në Vjenë – e cila siç duket ishte vendosur nga dikush për të vjedhur detajet e kartelës së bankës.


Eksperti amerikan i sigurisë Benjamin Tedesco, e gjeti pajisjen mashtruese të vendosur në bankomat në kryeqytetin e Austrisë përderisa ishte me pushime atje.


Videoja tronditëse është shikuar më shumë se një milion herë në YouTube prej kur u ngarkua, transmeton Gazeta Express.

Është mirë që të kontrolloni bankomatin para se ta futni kartelën në të, pasi e njëjta gjë mund t’ju ndodh edhe juve.

Shikojeni videon:

Kthehu