• |
ide | kryesore

Takimi i Arbana Osmanit me Goran Bregoviç ngjall zemërimin e kosovarëve

Arkiva, Paparazzi
ARBANA.jpg



Prezantuesja e Top Channel duket se ka ngjallur zemërimin e publikut kosovar, deri sa portalet atje shkruan njëzëri me rezerva për takimin e saj me muzikantin Goran Bregoviç. “Në sytë e shumëkujt, është simbol frymëzimi për çetnikët serbë në apetitin e tyre për spastrim etnik në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë. Por ky fakt nuk i ka penguar asnjëherë shqiptarët nga Shqipëria të dehur, të flasin me superlative për serbin e Bosnjës, Goran Bregoviç”, shkruan Prive.

Në artikullin kritik ndaj Arbanës, e cila tha se ndihej me fat që gjendej në krah të Bregoviç, përmendet dhe dashuria e kryeministrit aktual Rama ndaj artistit, i cili i dha çelësin e Tiranës këtij të fundit në kohën që ishte kryebashkiak. “Kurse Pandi Laço pati organizuar koncert, ku salla e mbushur, me lëvizje tipike të stilit koreano-verior në sinkron, çmendeshin për ‘Kallashnikov’ të Bregovicit sikur të kishin përpara Kim Jong Un.” –shkruajnë mediat kosovare.

“Me buzëqeshjen vesh më vesh krah Bregovicit, prezantuesja e njohur madje nuk është kursyer në epitete. ‘Vajzë me fat’ – e ka konsideruar veten Arbana për mundësinë e takimit me atë që konsiderohet si frymëzuesi i çetnikëve serb, Goran Bregovic.” – shprehen hatërmbetur portalet me prezantuesen e “Dua të të bëj të lumtur”. Arbanën nuk e kanë kursyer me komente as ndjekësit e saj në IG të cilët i kujtojnë asaj të njëjtat fakte që citojnë mediat kosovare.