• |
ide | kryesore

Aktorja e “Al Pazar”, luftë në dasmën e saj

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Rudina Dembacaj, e talentuara që imiton Jozefina Topallin apo personazhin Aja, martohet sonte mbrëma në një nga vendet më luksozë ku organizohen dasma në kryeqytet. Por, festa e aktores lezhiane dhe partnerit të saj në “Iliria Palace”, duket se do të jetë vërtetë e veçantë!

Çifti kanë vendosur që gëzimin e tyre, ashtu si edhe lidhjen apo historinë e dashurisë, ta ndajnë me publikun. Jo vetëm kaq, por ata do t’i shohim në një pozitë jo të zakonshme për një nuse e një dhëndër, të cilët zakonisht duan që dasma e tyre të mbetet në kufijtë farefisnorë.

Kështu, Rudina dhe Aleksi do të bëhen personazhe në reality show-n “Lufta e Nuseve”, ku tre nuse “përplasen” për të fituar “Muajin e Mjaltit” në Turqi. Po të kemi parasysh kriteret e vlerësimit si; atmosfera e festës, ushqimi apo fustani, përballja me Rudinën nuk duket e lehtë. Por se kush janë dy nuset e tjera dhe çfarë do të ndodhë në dasmat e tyre, mbetet për t’u parë sezonin e ardhshëm në Tv Klan.