• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Çiljetës: Çfarë më ndodhi para se të hyja në sallën e operacionit

Arkiva, Paparazzi
image.png



Këtë ndërhyrje kishte kohë që po e mendonte dhe ia ndjente nevojën.
Pak muaj më parë, kur ajo deklaroi në “Zonë e lirë” se kishte menduar të zvogëlonte gjoksin, një pjesë e mirë e konsideruan ҫmenduri ose dëshirë për vëmendje. Në një kohë kur të gjitha vajzat e njohura të showbiz-it vraponin ta rrisnin qoftë edhe një numër më shumë gjoksin, Çili doli komplet kundër. Por për këngëtaren kjo ishte thjesht domosdoshmëri. Derisa, pak javë më parë iu nënshtrua operacionit dhe doli me shumë sukses, shkruan revistaclass.al

Në daljen e parë pas kësaj ndërhyrjeje, në kuadër të temës “Bukuri pa moshë” në “Opinion”, mbrëmjen e djeshme, e pyetur për eksperiencën e fundit me kirurgjinë plastike, Ҫiljeta tha se ishte gjëja e duhur: “Mund të duket ҫmenduri për disa. Kur të gjithë duan që ta rrisin, unë desha ta zvogëloja. Por kjo është e bukur deri në një moment të caktuar, pastaj bëhet mjaft e lodhshme. Këtë e kuptojnë vetëm ato që vuajnë të njëjtën gjë me mua”,– tha Ҫili për Opinion.

Megjithatë, edhe pse e la veten në duart e njërit prej doktorëve më të mirë të kirurgjisë plastike jo vetëm në Itali, por me emër në të gjithë botën (shtuar edhe faktin se është marrë me operacinet plastike të shumë VIP-ave), Ҫiljeta pranon se në momnetin kur hyri në sallë, pati frikë: “Nga dy deri në tri orë, operacioni im zgjati katër orë e gjysmë. Pak para se të hyja në sallën e operacionit, i kisha sytë me lot, sepse pata pak frikë. Vetëm nga anestezia, sepse për të tjerat në përgjithësi jam natyre kurajoze”, – tregon ajo.

Por i ka ndryshuar katërcipërisht stili i jetës: “Tani ndihem si njeri tjetër, më ka ndryshuar komplet stili i jetës. Jam shumë më e lehtësuar dhe ndihem mjaft mirë.”

Tani që është plotësisht e shëruar, në rrjetet sociale nuk heziton të tregojë format e reja, të cilat e kanë sjellë në linja krejtësisht të reja dhe perfekte.