• |
ide | kryesore

Inva Mula në gjykatë, zbardhet vendimi

Arkiva, Paparazzi
inva-mula_1467371438-8800866.jpg



Gjykata e Tiranës ka dhënë pafajësinë për soprano sopranon me famë botërore, Inva Mula. Në lidhje me padinë penale të ngritur ndaj saj për shkelje të të drejtave të autorit, gjykata është deklaruar në favor të saj.

Inva Mula ishte në gjyq me kameramanin Fatmir Çepani, i cili ka filmuar rrëzimin e bustit të dikatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Ky i fundit pretendonte se sopranoja i kishte shkelur të drejtën e autorit kur kishte përdorur sekuencën e rrëzimit të bustit të diktatorit në klipin e këngës së saj, “Dhuratë për ditëlindje”.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, të shpallur në 22 qershor në Dhomën Penale të Gjykatës së kryeqytetit, vlerësohej se në veprimet e së akuzuarës Inva Mula nuk ekzistonin elemente të veprës penale për të cilën ishte akuzuar dhe të asnjë lloj vepre tjetër penale.