• |
ide | kryesore

Bashkiakët i bllokuan makinën, zonja Eni Çobani sherr me policinë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Një situatë jo e këndshme raportohet t’i ketë ndodhur sot juristes së televizionit, Eni Çobani. Drejtuesja e “Shihemi në gjyq”, sipas asaj që shkruajnë portalet e që citojnë dëshmitarë të pranishëm, ka debatuar fort me policët bashkiakë pasi këta të fundit i kishin bllokuar rrotën e makinës për parkim të gabuar.

Në një denoncim nga një qytetar i Tiranës, siç thuhet se Çobani nuk e ka kapërdirë dot faktin që makinës së saj i ishte vendosur pajisja e bllokimit dhe ka nisur të revoltohet me punonjësit e policisë, shkruan javanews.