Uragani Bleona nuk ka munguar në festën me miq e familjarë të yllit të kinemasë Sylvester Stallone. Siç shihet dhe në videon e postuar nga vetë këngëtarja shqiptare, atmosfera e kësaj ditëlindje duket më se rinore.
“Sylvester, faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme, ishte një natë fantastike. Unë kurrë nuk kam parë dikë si David Blaine në jetën time. Urime Stallone, si gjithmonë ti shkëlqen”- ka shkruar bashkangjitur në video Bleona.